Pas eliminimit të shpejtë të skuadrës së Llapit nga Liga e Konferencës, kryesia e tifozëve llapjanë kanë dhënë sot dorëheqje, shkruan Llapi.info.

Në një njoftim të “Legjendave”, se në krye të tifozerisë së skuadrës nga “Zahir Pajaziti” nuk do të jenë Bajram Bejtullahu, Liridon Abdullahu dhe Labinot Potera.

“Pas shumë sakrificave, angazhimeve, mundit, djersës dhe lotëve, çdo fillim e ka një fund. Kryesia e Ultras Legjendave, e përbërë nga Bajram Bejtullahu – kryetar, Liridon Abdullahu – anëtar dhe Labinot Potera – anëtar, sot më datë 17 korrik 2021 pas një diskutimi të gjatë morri vendim jo aq të lehtë por ky vendim ishte i pashmangshëm. Nga sot kryesia e Legjendave jep dorëheqje nga të gjitha funksionet organizative dhe përbërëse të tifozerisë.  Jemi munduar që përgjatë 1 dekade të jemi të barabartë me të gjithë anëtarët e tifozerisë, nëngrupeve dhe çdo qytetarë llpajanë duke mos bërë dallime dhe duke qenë në shërbim të klubit të zemrës pa asnjë përfitim material. Kryesia e re e Legjendave do zgjedhet me votat unanime të anëtarëve të nëngrupeve dhe pas mbledhjes do vendoset kryetari i ri së bashku me kryesinë”, thuhet në njoftim.

“Për ne HISTORIKE përgjatë kohës sa ishim në krye të Legjendave ishin organizimi i  ndeshjes se barazhit me Trepçën në vitin 2014, finalja e Kupës ndaj Besës në vitin 2017 si dhe ndeshja vendimtare për titull ndaj Prishtinës në vitin 2019. Legjendat ishin pranë Llapit në ditët e vështira kur kishte nevojë për tifozët atëherë kur ishte pranë rënies në Ligën e Dytë deri në fitimin e Kupës së Kosovës më 2021. Kryesisë së re të Legjendave u dëshirojmë organizime sa më të mira. Ne do jemi në përkrahje të tyre në forma të cilat do kemi mundësi t’i përkrahim sepse klubi është i qytetit dhe tifozëve. Për zgjedhjen e kryesisë së re do iu njoftojmë me kohë”, thuhet tutje.

Skuadra llapjane është eliminuar të enjten në rrethin e parë të Ligës së Konferencës pasi u mposht nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 3-1./Llapi.info