Jep dorëheqje këshilltari i kryeministrit

Jep dorëheqje këshilltari i kryeministrit

Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Armend Ibrahimi ka dhënë dorëheqje.

Ibrahimi ka thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të “rrethanave që gjendemi si shoqëri”.

Ai ka kërkuar që ky vendim i tij të mos përdoret për interesa e as qëndrime politike./lajmi.net

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës.

Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë se vendimi që unë kam marrë. Andaj nuk dëshiroj që vendimi im të përkthehet apo përdoret për interesa a qëndrime politike, cilat do qofshin ato.

Jam i bindur se cilado Qeveri që zgjidhet nga populli i urtë i Kosovës është Qeveri e cila punon për interesin e përgjithshëm dhe në bashkëpunim me miqtë tanë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; por dhe gjithë shtetet paqedashëse.

Miqësisht pres mirëkuptimin tuaj.

Jam i lumtur të ju shërbej.

Armendi