Pas dorëheqjes së kryetarit të AAK- së dega në Podujevë, Fatmir Hummolli, dorëheqje ka dhnë edhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Valon Maçedonci, njofton Llapi.info

Maçedonci dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se arsyet e largimit janë po të njëjtat që kanë sjell dorëheqjen e kryetarit të AAK- së.

“Shokë miq e familjarë,pas rrethanave të krijuara në AAK dhe në degën e AAK-së në Podujevë e në veqanti pas dorëheqjes së kryetarit Fatmir Humolli,ju njoftoj se për arsyet e njëjta që kanë sjell dorëheqjen e kryetarit nuk mund të vazhdoj të jem pjesë e AAK-së dhe jap dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë që kam pasur pranë kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë.
p.s.Ramush kom prit ma shumë burrëni prej teje”, ka shkruar Maçedonci.

Kujtojmë se mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti edhe Avni Ajeti bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti.