Kosova edhe sivjet dështoi keq në testin ndërkombëtar PISA. Këtë herë ajo u radhitet në vendin e 3 nga fundi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, si fajtor kryesore e sheh vendosjen e kurrikulave e cila sipas tij nuk përshtatet me mënyrën e arsimit në Kosovë.

Në një prononcim për Insajderin, Jashari ka thënë se për rezultatet e PISA-as fajtori kryesore është tërë sistemi i arsimit për shkak të eksperimenteve të vazhdueshme që janë marrë nga jashtë.

“Fajtor në tërësi është sistemi arsimore për shkak të eksperimenteve të vazhdueshme që janë bërë duke marrë ide nga jashtë të gjithë. Kam një bindje që mësimdhënësit pjesa më e madhe e angazhuar mbase nuk janë duke diture çfarë t’i mësojnë, po punojnë shumë por ndoshta reformat dhe kurrikulat që kanë ndodhur nuk përshtaten me kërkesat e kohës, dhe një pjesë e mundit të mësimdhënësve mund të shkojnë huq”, ka thënë Jashari.

Sipas Jasharit, duhet të bëhet rishikimi dhe përmirësimi i teksteve shkolle, i përmbajtjeve të librave dhe ndryshimi i kurrikulave sepse testet e tilla nuk bëhen me shpuza e shkumësa.

“Duhet te shohim cilat janë tekstet shkollore dhe sa janë ato në nivel, duhet te shohim kurrikulën, duhet të shohim MASHT-in edhe mësimdhënësit e Kosovës, duhet t’i përmirësojmë kushtet e punës në shkollat tona sepse garat me të tjerët me shpuza dhe me shkumësa nuk mund të bëhet tani e tutje. Akademia e Shkencave, UP dhe Sbashku duhet të ulemi dhe të krijojmë një platformë kombëtarë të arsimit në Kosovës , në mënyrë të shohim si të punojmë më tutje ”, ka thënë Jashari.