Jashari kërkon llogari nga dega e LDK-së dhe PDK-së në Podujevë për humbje votash

Shkruan: Shemsi Jashari

Dikush duhet të mbahet përgjegjës për këtë humbje spektakolare të partive që ishin në pushtet LDK-së dhe PDK-së, në komunën e Podujevës, apo mos ndoshta edhe kësaj here do të thonë se nuk ishte faji i tyre.

Jemi mësuar tani e gati 20 vite, të shohim fytyrat e njejta dhe sjelljet e mosveprimet e njejta, me një “koalicion” në heshtje dhe të pa nënshkruar mes LDK-së e PDK-së dhe pas çdo beteje të humbur nga PDK-ja, përsëri njejtë LDK qeverisë e PDK nuk e nguc shumë.

Derisa LDK dega Podujevë, nënqmon rolin e deputetëve shumë të votuar, siç ishte Shpejtim Bulliqi i cili elektoratit të LDK-së, i qendroi besnik ne premtimet e tij se nuk do ta voton Hashim Thaqin për president dhe se ka parime të qarta si përfaqsues i zgjedhur, LDK duke e perjashtuar nga lista edhe pse ka ditur fuqinë e votës që ka dhe duke future ne lista si kandidat për deputet njerëz që as lagja e vet nuk i njeh, rezultat tjetër nuk pritet. Qytetari me në fund përdori shkopin në vend të karrotës.
Kjo ka bërë që qytetari llapjanë,sidomos gjenerata e re të shikojë kah e ardhmja, duke bërë një kthesë në qendrime politike, duke votuar një subjekt shumë të vogël në numër dhe që shumë lenë për të deshiruar në organizim, siç është LVV ne LLap. E gjithë kjo vetëm e vetëm që të ndëshkoj këta drejtues lokal të degëve që në fakt nuk drejtojnë asgjë por, janë të drejtuar me teledirigjues nga dikush tjetër që në llap vjen si turist.
Me së paku dorëheqje duhet të jep komplet kryesia e degës së PDK-së, dhe LDK-së ne Podujevë dhe të shkohet në zgjedhje të brendëshme, duke ua hapur rrugën gjeneratës tjetër që të marr përgjegjësi dhe që jan të gatshëm të përballen me trendin në rritje të fuqisë së LVV. Një gjë është e qartë këta që janë dhe kështu siç janë, s’kan pse i presin zgjedhjet lokale humbjën e kan të garantuar.

Me këtë struktur aktuale, PDK dhe LDK në Podujevë do të mbetën veç sa për të thenë se ekzistojnë duke mos mundur që të dërgojnë asambleist as sa gjysma sa i kan tani.

Qytetari ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje më shumë për të ndëshkuar PDK-në e LDK-në, se sa për diqka tjetër, por nëse nuk gjejnë forcë për reforma të thella brenda vetës, ata që kësaj here kan votuar për të ndëshkuar partitë që ishin në pushtet heren tjetër në zgjedhjet lokale, me zemër do ta votojnë LVV.

Ua keni borgjë simpatizantëve tuaj dorëheqjën e menjëhershme, pasi në demokraci mateni me votë dhe tashmë, disa herë jeni dëshmuar të pa zot për të bërë ndryshimin.
Ju edhe mund të provoni të qendroni ende por me siguri do të mbeteni të vetmuar, sepse tani në Podujevë ka alternativë serioze e cila juve si LDK ju rrezikoi shumë vendin e parë dhe zhvendosi PDK-në,nga vendi i dytë në vendin e tretë pikërisht për faktin se nuk keni reflektuar me kohë.

Edhe ashtu shumica nga ju tashmë jeni para pensioni sipas moshe.
Gjenerata e re ka zemër mos e injoroni.

Shemsi Jashari
“Demokracia Fillon Këtu”