Shkruan Shemsi Jashari:

Është e rëndësishme për qytetarin llapjan ta kuptoj se, për ti plotësuar qefin e një njeriu siç është Agim Veliu të bëhët ministër i brendëshëm LDK-ja, shkaktoi një dëm të madh fiananciar dhe dërgoi Podujevën në zgjedhje të jashtëzakonshme për të kërkuar përsëri votën që vetë e braktisi.
LDK-ja dhe Agim Veliu braktisen vullnetin e qytetarit llapjan të deklaruar me vote, nderpreu mandatin e tij si kryetar i komunës së Podujevës, për çka është votuar nga qytetarët dhe si pasojë shkaktoi një dëm buxhetit të shtetit, në vlerë prej një gjysmë milioni euro ose saktësisht (491 mijë e 517 euro)
Nëse e kalkulojmë, koston e kryetarit të ri i cili do të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë del se, në baza mujore kryetari i ri që do të zgjedhet, për 20 muaj sa do të rrij në zyrën e kryetarit deri në zgjedhjet e rregullta në tetor të vitit 2021, sipas shpenzimeve vetëm të KQZ-së do të na kushton 25,000(njëzet e pesë mijë) euro në muaj, pa llogaritur shpenzimet që i benë ai si paga mujore e shpenzimet tjera të zyrës!!!!

Secili qytetarë le ta vlersojë vetë se, a e ka vlejt ky shpenzim prej gjysmë milioni euro, për një veprim të LDK-së?
Mandati i krytarit të ri që do të zgjedhet në këto zgjedhje, është vetëm një (1) vit e gjysmë pasi në vitin 2021 do të kemi zgjedhjet e rregullta për asamble dhe për kryetar komune në nivel vendi.

Vendimi i LDK që të bëjë ministër z.Veliu, ka dëmtuar rëndë buxhetin e vendit dhe ka treguar se aspak nuk ka ndjesi për parat e buxhetit të shtetit. Ishte vendim i padrejt (edhe pse i ligjshëm) dhe në funksion vetëm të një individi.

Për karrierën politike të një përsoni janë të gatshëm ti shkaktojnë vendit së paku 2 milion euro, për vetëm për një (1) vit e gjysmë!! Një gjysmë milioni euro vetëm shpenzime të KQZ-së, poashtu së paku 1 milion e gjysmë euro shpenzime, të partive politike dhe kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje.

A është kjo “Shpresa” për ndryshim që qytetarët kanë votuar? A është ky shtet privat i disa individëve që buxheti i shtetit është në funksion të tyre?
Qytetari Llapjan duhet ti hap rrugë ndryshimit edhe në llap pasi pa ndryshuar mendësia në shpenzimet e buxhetit publik, nuk mund të kemi ndryshim të gjendjës sonë ekonomike e as sociale.