Kompania japoneze që merret me modifikimin e veturave, 3D Design, ka zgjeruar ofertën me paketën e re të dedikuar për modelin X2 (F39) të BMW-së.

3D Design për këtë BMW X2 ka zgjedhur mbrojtës të ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtës të ri të pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtës të ri të pasmë shtesë (spoiler) mbi çati, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo kompani japoneze ka zgjedhur edhe sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa, set të ri të rrotave nga alumini, si dhe disa elemente të reja për interier duke përfshirë pedalet e reja, tepihët e rinj si dhe disa detaje nga alumini.