James Rodriguez ka pranuar se do të ishte i lumtur sikur të kthehej në Real Madrid nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Kolumbiani është në hauzim dyvjeçarë në Allianz Arena dhe marrëveshja skadon në fund të qershorit. Por që në akordin Real-Bayern ekziston opsioni që gjermanët ta blejnë atë tërësisht, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë vetë futbollist më shumë do kthimin në Bernabeu.

“Kam për të menduar gjatë se çfarë do të bëjë me te ardhmen time. Në Madrid kam gjithçka: shtëpinë, njerëzit që më duan”, ka thënë James.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tash për tash kam kontratë me Bayern Munich, Dua vetëm ta përfundojë sezonin dhe pastaj shohim”.

“Mbaj kontakte me disa futbollistë të Reali”, është shprehur ai.