Zyrtari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas debatit i cili u bë kohëve të fundit rreth një kërkese të kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti drejtuar homologut shqiptar, Edi Rama.

Siç u citua nga mediet, Hoti i kërkoi Ramës një pikë doganore në portin e Durrësit. Kjo më pas, nxiti reagime në Serbi te presidenti, Aleksandër Vuçiq.

Por, me reagimet e presidentit serb, për herë të parë, mbase, është pajtuar Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se shqiptarët mund të bashkohen në një shtet.

“Është hera e parë që pajtohem me Vuçiqin, për dy çështje që i ka cekur ai. Vërtetë, pse Kosova me kërkuar një pikë doganore, kur mund të bashkohen shqiptarët ne një shtet. Kur të kërkosh të bashkosh diçka, kërkoje bashkimin e së tërës”, thuhet në reagim.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

ME DUHET TË PAJTOHEM PËR HERË TË PARË ME VUCIQIN?!Gjatë vizitës se Kryeministrit Hoti në Shqipëri, paska kërkuar një pikë doganore në Portin e Durrësit. Kjo kërkesë minore e tij te Vuçiqi paska shkaktuar termet? Merrne me mend, po të kërkonte atë që duhej kërkuar, Bashkimin e shqiptarëve, si do të ndihej Vuçiqi?!!! Hoti e paska kërkuar:

“Një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, që ngarkesat drejt Kosovës të mos kontrollohen në pikën doganore të Morinës, pika e daljes kufitare nga Shqipëria në Kosovë”, paska kërkuar Hoti në Shqipëri.Në këtë deklaratën e Hotit paska reaguar Vuçiqi, duke thënë:

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre, ka thënë Vuçiq, që ka komentuar edhe për bisedat e Kosovës me Serbinë. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, kështu po raporton b92.net. Në fakt Vuçiqi, porosi i paska dërguar edhe vendeve euro-atlantike (SHBA-së e BE-së), por paska harruar të cek se cilët janë prindërit e tij dhe cilit lloj majmuni i përkasin ata?

Është hera e parë që pajtohem me Vuçiqin, për dy çështje që i ka cekur ai. Vërtetë, pse Kosova me kërkuar një pikë doganore, kur mund të bashkohen shqiptarët ne një shtet. Kur të kërkosh të bashkosh diçka, kërkoje bashkimin e së tërës.

Pajtohem gjithashtu me Vuçiqin edhe për çështjen e dialogut dhe vërtetë, pse shqiptarët të negociojnë me përfaqësuesit e shtetit që kanë bërë gjenocid në Kosovë, kanë shkatërruar Kosovën edhe ekonomikisht, ndërsa duke ia vra Kosovës fëmijët edhe në djep, kanë tentuar popullit shqiptar t’ia vrasin ardhmërinë e duke ia dhunuar 20.000 femra kanë dashur ta vrasin e ta shkatërrojnë edhe moralisht.

Prandaj, shqiptarët duhet ta pyesin veten e tyte: a ia vlen të bisedohet me këtë sortë antinjerëzore e cila nuk mund të shkurorëzohet nga kjo farë e keqe majmunesh e mbirë në mesin e njerëzve