Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Podujevës ku u takua me Kryetarin e Komunës Agim Veliu në prani të përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës.

E para e vendit theksoni edhe njëherë se zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me dialog dhe se kërkesa e saj do të mbetet e hapur që bashkarisht të gjejnë zgjidhje.

Jahjaga me tutje tha se rruga, dhuna dhe vandalizmi nuk janë zgjidhje, por zgjidhjet janë përbrenda institucioneve të vendit.

“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”- tha nder të tjera Jahjaga./Llapi.info

Ja dhe video e konferencës së Presidentës përpara gazetarëve: