Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot vizitoi Komunën e Podujevës. Ajo së pari u takua me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun. Më pas ajo rrugëve të qytetit takoi qytetarë të moshave të ndryshme ku u bëri thirrje që mos ta lëshojn vendin.

“Jemi këtu në Komunën e Podujevës që të shohim për së afërmi, të dëgjoj të gjitha brengat, hallet, arsyet e ikjeve të qytetarëve tanë që po i kemi këtyre muajve të fundit nga shteti jonë. Rruga e ikjes nuk është një rrugë e lehtë, është një rrugë e pagarantuar, e pasigurt, sidomos tani që po i shohim edhe prononcimet dhe deklarimet e fundit nga venet e Bashkimit Evropian, të cilët do ti kthejnë qytetarët tanë nga vendi. Unë ju bëjë thirrje që mos ta lëshojnë vendin, bëra thirrje që ata të bëjnë apel tek familjarët e tyre që mos ta lëshojnë vendin, të mos bijnë pre e grupeve kriminale sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë”, ka thënë Jahjaga.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu tha se unë informova presidenten për situatën e përgjithshme në komunën e Podujevës, për zhvillimet aktuale dhe me theks të veçantë për migrimet e fundit të qytetarëve të komunës së Podujevës nepër vendet e huaja.

“Edhe këtu sikur në disa lokalitete të Kosovës është një lëvizje bukur e theksuar. Ne ende nuk kemi statistika të sakta për numrin e qytetarëve të cilët kanë emigruar jashtë vendit. Është e rëndesishme sepse numri i kërkesave për paisje me dokumentacione të ndryshmë në javën e fundit ka rënë në normalen e vitit. Është fat sepse në shkollat tona ka filluar të kthehen nxënësit të cilët kanë emigruar”, ka thënë Veliu.

Nga ana tjetër, qyetarët e Podujevës në takim me presidenten shprehën brengat e tyre, hallet dhe vështirësit me të cilat ballafaqohen ata.

Presidentja sot gjatë ditës do vizitoj edhe qytetin e Gjilanit./llapi.info

SAM_2814

SAM_2822

 

SAM_2899