Ja pse tabletat duhen pirë me shumë ujë

Disa ilaçe kanë efekt korroziv, kështu që nëse mbeten në ezofag, me gjasë nuk do ta ndjeni dhembjen, meqë aty nuk ka receptor për dhembje. Marrja e tabletave pa ujë mund ta dëmtojë indin e ezofagut, apo edhe mbyllje të tij. Disa tableta mund të shkaktojnë ulcerë apo plagë të cilat mund të jenë fatale, transmeton Kosova Sot Online.

Në udhëzimet e çdo tablete shkruan që të pihen me shumë ujë, e shumica e mjekëve na e thotë këtë me rastin e përshkrimit të recetave. Nëse e konsumoni ndonjë tabletë pa ujë, mund ta ndieni një dhembje të madhe në mushkëri, duke ju bërë që të mos mundeni më të vini asgjë në gojë, e as të përpini. Kjo mund të çojë deri te një dehidratim i rrezikshëm, sidomos te pleqtë, të cilët pinë edhe nga disa tableta në të njëjtën kohë.

Shumica e ilaçeve që përdoren sot, duke e përfshirë edhe vitaminën C, mund të shkaktojnë inflamacion të ezofagut. Për këtë shkak, rëndësi të madhe ka që çdo tabletë ta pini me sa më shumë ujë.