Skuadrat Kosovare sot kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 1/8 e finales së DigitAlb kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info

Në këtë rreth Llapi i cili është duke kaluar një formë të shkëlqyer si kundërshtar do ta ketë Feronikelin i cili është 3 pikë prapa bardh e kaltërve në Superligë.

Këto përballje do të luhen më 18 dhe 19 shkurt 2017, pra një javë para fillimit të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës./Llapi.info