Izraeli ofron leje pune për 30 mijë palestinezë

Për të parandaluar sulmet ndaj izraelitëve, njësitë e sigurisë izraelite kanë nisur punimet për të zbatuar projektin i cili parashikon leje pune për palestinezët brenda Izraelit.

Në shkrimin e gazetës Haaretz pretendohet se njësitë e sigurisë izraelite kanë nisur punimet për projektin i cili parashikon leje pune për 30 mijë palestinezë në Izrael.

Theksohet se leja e punës ka për qëllim që t’i parandalojë sulmet ndaj izraelitëve, të cilët janë rritur në muajt e fundit.

Në këtë shkrim gjithashtu thuhet se burimet e sigurisë kanë potencuar se “kjo është një metodë efektive për të parandaluar terrorizmin”.

Sipas informacioneve të Radios izraelite në Izrael ndodhen 58 mijë palestinezë me leje pune.

Që të mund të punojnë brenda Izraelit, palestinezët duhet të marrin leje nga Njësia e Administrimit Civil të ushtrisë izraelite.