Një shqiptar është vrarë mëngjesin e së shtunës në Itali.

Bëhet fjalë për 59 vjeçarin Caf Nakaj, i cili u vra nga 63 vjeçari Lorenco Rivani.

Siç raportojnë mediat italiane viktima dhe autori ishin fqinj dhe kishin pasur një mosmarrëveshje vjetër e që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh.
Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen.

Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.

“Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin.