Anglia ka thyer të gjitha tabut para vetës, ku nën drejtimin e Gareth Southgate ka arritur në finale të Euro 2020.

Me këtë trajner Anglia kishte ecur mirë edhe në Kupën e Botës 2018, ku kaloi në gjysmëfinale, për të pësuar pastaj nga Kroacia në vazhdime.

Tani tri vjet më vonë, ata kanë mundur rivalët e saj historik Gjermaninë, fitore që vjen për herë të parë pas 55 vjet ë një turne të madh, ndërsa në gjysmëfinale mposhtë Danimarkën në vazhdime (2-1).

Por Anglia ka edhe një rekord të shëmtuar për ta thyer, rekordi i tyre ndaj Italisë, kundërshtarët e tyre në finalen e së dielës në Wembley.

Skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën 27 herë, me Azzurrin që kanë 11 fitore, 8 fitore i takuan Anglisë, ndërsa tetë ndeshje përfunduan në barazim.

Por në garat e mëdha Anglia ka fituar vetëm një herë në tetë ndeshjet e saj kundër Azzurrëve, dhe atë në vitin 1977, në kualifikueset për Kupën e Botës.

Sportsmail ka nxjerrë të gjitha ndeshjet kryesore në mes të dy rivalëve që do të takohen edhe të dielën.

Itali 2-0 Angli – nëntor 1976 – kualifikimet për Kupën e Botës

Ndeshja e parë konkurruese midis këtyre dy kombëtareve të njohura, kishte bërë që Italia të dilte fituese.

Giancarlo Antognoni dhe Roberto Bettega ishin ata që shënuan për Italinë.

Anglia 2-0 Itali – Nëntor 1977 – Kualifikuesi i Kupës së Botës

Kjo duhet të ishte fitore vendimtare për ‘Tre Luanët’ që shkuan për në Kupën e Botës. Kevin Keegan dhe Trevor Brooking, ishin ata që shënuan në këtë ndeshje.

Sidoqoftë, Italisë i duhej vetëm një fitore 1-0 në shtëpi kundër Luksemburgut për të shkuan në finalet e Kupës së Botës.

Një fitore 3-0 për Azzurrët në ndeshjen e fundit, bëri që ata të shkojnë në Kampionatin Botëror, ndërsa Anglia mbeti në shtëpi.

Itali 1-0 Angli – qershor 1980 – ndeshje në grupe të Kampionatit Evropian

Euro 1980 nuk arriti të tërheqë shumë vëmendje, por Italia mposhti Anglinë në Torino.

Marco Tardelli shënoi golin e vetëm 11 minuta para mbylljes.

Itali 2-1 Angli – korrik 1990 – për vendin e tretë të Kupës së Botës

Ndeshja garuese që të dyja palët më së paku donin të luanin, pasi humbën gjysmëfinalet përkatëse në Kupën e Botës 1990. Anglia ra kundër Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Italia pësoi nga Argjentina.

Roberto Baggio dhe Salvatore ‘Toto’ Schillaci, shënuan për Italinë, ndërsa David Platt kishte shënuar për Anglinë.

Italia mori vendin e tretë në garën që mbahej në shtëpinë e saj.

Anglia 0-1 Itali – shkurt 1997 – kualifikimet për Kupën e Botës

Ish-sulmuesi i Chelsea, Gianfranco Zola, ishte ai që shënonte golin e vetëm në këtë ndeshje.

Itali 0-0 Angli – tetor 1997 – Kualifikuesi i Kupës së Botës

Anglia ishte drejtuar për në Romë, ku do të kërkonte një pikë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të vitit 1998 kundër Italisë, që nuk kishte humbur në shtëpi.

Paul Ince dhe Paul Gascoigne, luftuan shumë në atë ndeshje, dhe u konsideruan si më të mirët dhe meritor për barazimin.

Anglia 0-0 Itali (AET, Italia fitoi 4-2 me penallti) – qershor 2012 – çerekfinale e Kampionatit Evropian

Të besuarit e Cesare Prandelli kishin një paraqitje jashtëzakonisht superiore ndaj Anglisë, por nuk arritën të shënonin, me gjithë shkëlqimin e Andrea Pirlo në mesfushë.

Ndeshja shkoi në penallti, ku Ashley Young dhe Ashley Cole, gabuan para Gianluigi Buffonit.

Alessandro Diamanti gjuajti penalltinë e fundit që i dha fitoren Italisë.

Anglia 1-2 Itali – qershor 2014 – ndeshje e grupeve në Kupën e Botës

Ndeshja e parë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror, bënte që Anglia dhe Italia të takoheshin.

Claudio Marchisio dhe Mario Balotelli shënuan për Azurrët, ndërsa Daniel Sturridge gjeti golin për Anglinë.

Në fund asnjëra nuk arriti kalojë grupin, pasi Kosta Rika dhe Uruguai dolën në vendet e para.