Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili tha se për hetë të parë po ndërtohet një qendër e tillë në Kosovë, ku të gjithë sportistët tani do të kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili tha se për hetë të parë po ndërtohet një qendër e tillë në Kosovë, ku të gjithë sportistët tani do të kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.

“Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një qendër të tillë fatëkeqësisht. Ne po shohim sot si sportistët po janë krenaria më e madhe e vendit tonë. Prandaj, është obligim i yni që të krijojmë kushte dhe institucione ku ne do të mund të kujdesemi më profesionalisht për shëndetin e tyre. ”, ka thënë ministri Ismaili.

Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, ka një hapësirë prej 6297 metra katror, 101 shtretër, dhe kosto prej 4.8 milion euor.

Ndërtimi i jashtëm i objektit është në fazën finale dhe tani pritet që fillojnë punimet në ambientet e brendshme të kësaj klinike.

Ministri Ismaili tha se kjo ndër të tjera kjo do të jetë nga objektet më moderne në Institucionet Publike Shëndetësore.

“Dinamika e punimeve është shumë e mirë dhe projekti pritet të përfundoj edhe para afatit të caktuar. Unë uroj që kjo qendër të jetë një shtysë dhe siguri më e madhe edhe për prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në sport”, ka thënë ministri Ismaili.

Në anën tjetër, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e transformimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.