ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Paris

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Paris [video]

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të mbrëmshme në Paris, nga të cilat humbën jetën 127 njerëz, shkruan Reuters.

Nëpërmes një komunikate zyrtare, grupi militant i ISIS-it ka thënë se ishin sulme vetëvrasëse me bomba të lidhura në trup dhe armë automatike, të organizuara në disa pjesë të qytetit, që janë sulmuar me kujdes.

ISIS-i ka thënë se sulmet në Paris janë si kundërpërgjigje për fyerjet që i janë bërë profetit të islamit dhe për sulmet ajrore në territorin e Shtetit Islamik.

Këtu mund ta shihni videon e publikuar nga ISIS në Al-Hayat.