Unai Emery dukej se provokoi trajnerin e Marseilles, Jorge Sampaoli gjatë një përplasje të nxehtë pasi ai u ndëshkua me karton të kuq në takimin miqësor, aty ku Villareali pësoi humbje.

Skuadra franceze kaloi në avantazh në Velodrome në pjesën e parë, me Fer Nino që tentoi të ndalonte goditjen e Dimitri Payet nga gjuajtja e lirë.

Sidoqoftë, përpjekja e sulmuesit 20-vjeçar të Villarrealit doli mbi portierin Sergio Asenjo dhe përfundoi në rrjetë.

Shpresa e Villarrealit për të bërë një rikthim të suksesshëm iu dha në fillim të pjesës së dytë pasi ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Juan Foyth u ndëshkua me karton të kuq.

Përjashtimi i Foyth pati një efekt te trajneri i Villarrealit, Emery, e që edhe ky i fundit më pas u ndëshkua me karton të kuq.

Sidoqoftë, Emery nuk i la gjërat në heshtje, duke u përleshur verbalisht me Sampaolin, gjersa po largohej për në zhveshtore.

Sampaoli, në mënyrë të papritur, u përpoq të përballej me ish-trajnerin e Arsenalit dhe ai duhej të ndalohej nga stafi i Marseilles për të shmangur kontaktin.


Skuadra nga Ligue 1 do të dyfishonte epërsinë e tyre falë një goditjeje të mrekulluehsme nga Payet në minutën e 58-të.

Alberto Moreno shënoi për Villarrealin në minutën e 88-të, por Villarreal pësoi humbje 2-1 ndaj Marseilles.

Humbja e Villarreal nga Marseille ishte humbja e dytë para sezonit, me të parën që erdhi në fitoren 3-2 për Valencia muajin e kaluar. /Telegrafi/