Ish futbollisti i Barcelonës, Rivaldo, ka thënë se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, duhet të bashkohet me Real Madridin.

Sipas brazilianit vetëm kështu, ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

Neymar është bashkuar me PSG-në vetëm nj vit me parë, kur për 222 milionë euro la Barcelonën. Por ai ka kohë që shkruhet se ai nuk është kënaqur në Paris prandaj edhe dëshiron largimin.

Real Madrid përndryshe ka qenë klubi më i përfolur për blerjen e tij. Edhe kalimi i tij në PSG është konsideruar si lëvizje, që ai të mos kalojë direkt në Bernabeu.