Ish-ushtarët e UÇK-së pranohen në ambientet e Qeverisë

Kanë vazhduar edhe sot bisedimet mes grupit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe zv.kryeministrit Musa Xhaferri

Ish-ushtarët janë pranuar sot në zyrat e zv.kryeministrit në Qeveri. Mësohet se takimi po vijon, ndërsa po shqyrtohen kërkesat e ish-ushtarëve. Xhaferri mësohet se, që në takimin e parë, ka premtuar zgjidhje për kërkesat e ish-ushtarëve. Zv.kryeministri ka premtuar se do të bëjë punësimin e mbi 120 ish-ushtarëve në administratën shtetërore.