Ish-luftëtari i UÇK-së nga Llapi, Skender Zhitia, sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, njofton Llapi.info.

Gucati përmes një postimi në Facebook ka thënë se Zhitia do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.

Pak ditë më parë, ftesë nga Gjykata Special ka marrë edhe ish-shefi i Shërbimit Ushtarak në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi./Llapi.info