Ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, del të ketë një shumë të madhe parash të deponuara nëpër banka.

Rama-Hajrizi në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2021, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka deklaruar se ka të kursyera në njërën bankë 6,311,984.00 euro.

Kurse në një bankë tjetër, ajo posedon 3 mijë, transmeton Telegrafi.

Para të gatshme nëpër institucione financiare kanë edhe fëmijët e ish-kryetares e po ashtu edhe bashkëshorti.

Te pasuria e paluajtshme, Rama-Hajrizi ka deklaruar se ka një banesë në vlerë të 90 mijë eurove, po ashtu së bashku me bashkëshortin e saj ajo gëzon edhe tokë të trashëguar në vlerë të 50 mijë eurove, kurse disa ari tokë ajo ka deklaruar se ka blerë në vlerë të 97 mijë euro.

Pasurinë e plotë të deklaruar e gjeni KËTU.

Ish kreu i Kushtetueses ka deklaruar se realizon pagë vjetore prej 42,908.88.

Përndryshe, Rama – Hajrizi ka dorëzuar detyrën e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese më 25 qershor. Kryetare e Gjykatës Kushtetuese tashmë është zgjedhur Gresa Caka – Nimani. /Telegrafi/