Ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka marrë vendim që për zgjedhjet e 6 tetorit ta mbështesë PDK-në.

“Nga sot, për këtë fushatë zgjedhore me tërë bagazhin tim profesional dhe njohuritë ekonomike, zhvillimore, biznesore dhe politike, kam vendosur ta mbështesë Liderin e PDK-së z.Kadri Veseli në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën DEKADA E RE të PDK-së!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

“Normalisht, siç ju kam informuar më herët, unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejt e garës zgjedhore ndaj dhe mbështetja ime do të jetë e pakusht, e hapur dhe shumë njerëzore. Me z.Veseli kemi biseduar sot në një takim rastësorë nga i cili ka derivuar vendimi im”.

“Sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore”.