Kolegji “Riinvest” i ka dhuruar mbi 200 ekzemplarë libra për Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Në emër të Komunës së Podujevës, për donacionin e dhënë, Kolegjin “Riinvest” e falenderoi nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili e vlerësoi të rëndësishme këtë ndihmë për nxënësit e kësaj shkolle, transmeton Llapi.info.

Drejtori i shkollës, Fehmi Zeqiri, shprehu falenderimin e tij dhe të nxënësve. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Kolegjin “Riinvest”, i cili përmes projekteve të ndryshme po e ndihmon shkollën ekonomike në Podujevë. 

Përfaqësuesi i kolegjit “Riinvest”, Hajdin Berisha, tha se të gjithë titujt e librave të dhuruar janë botime të Riinvest dhe premtoi angazhimin e tij në vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projekteve tjera në favor të përmirësimit të kushteve për nxënësit e kësaj shkolle.

Të gjitha librat e dhuruara sot janë nga fusha e ekonomisë./Llapi.info