Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se pas takimit mes Isa Mustafës e Albin Kurtit, i ka gjetur një parullë të re Vetëvendosjes.

Musliu i ka thënë deputetit të VV-së, Sali Zybes, se dikur partia e tij protestonte kundër Mustafës ndërsa tash po e takojnë.

Duke kujtuar parullën “Isa, Hasha – Esat Pasha”, që VV’ja e ka pasur kur protestonte kundër marrëveshjeve në kohën e Qeverisë së Mustafës dhe Hashim Thaçit, thotë se tash e ka një të re për ta.

Si slogan, VV tash mund ta përdorë “Isa, Albini – Slloba, Putini”, ka thënë Musliu në T7.