Apple më në fund po rritet në konkurrencë me Android me iPhone 13

iPhone 12 u prezantua këtë muaj dhe u pa se Apple kishte kthyer dizajnin e tij të mëparshme që ishte në iPhone 4 me ekrane të sheshta.

Është shumë herët të shikosh drejt iPhone 13 tashmë, por kjo nuk ka ndaluar që shumë media të japin informacione në lidhje me telefonin e ardhshëm nga Apple, transmeton Telegrafi.

Në Twitter, Youtuberi Sam Sheffer, ka shkruar se ai do të donte që iPhone 13, ose sido që të quhet të vije me një mbështetje USB-C, një ekran 120Hz dhe një lexues të shenjave të gishtave nën ekran.

Atij ju përgjigj njeriu që vazhdimisht shënon lajme për iPhone dhe pothuasje vazhdimisht i dalin ashtu.

Prosser adresoi të tre pikat, duke thënë se mbështetja USB-C nuk do të ndodhë “kurrë”. Por lajmi i mirë është se iPhone 13 më në fund do të mbajë veten kundër konkurrencës Android kur bëhet fjalë për ekranin, me Prosser që konfirmon se do të shohim shpejtësinë më të lartë të rifreskimit në pajisje.

Kur bëhet fjalë për kthimin e Touch ID, i cili u zëvendësua me Face ID me iPhone X, Prosser padyshim që po rrit shpresat e fansave me sugjerimin që është “50/50” për të parë nëse ajo do të rishfaqet.