Andre Onana është rikthyer për tu stërvitur te Ajaxi pas pezullimit.

Portieri kamerunas kishte rezultuar pozitivë në testin anti-doping dhe nuk ka të drejtë loje deri më 2 nëntor.

Megjithatë ai ka fituar rastin në CAS dhe tanimë është lejuar që të fillojë stërvitjet me Ajaxin.

Por largimi i tij nga gjiganti holandez do të ndodhë në janar ose në fund të sezonit.

Onana është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Interi është duke monitoruar situatën e tij dhe raportohet se ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.

Neroazzurët duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi kamerunasi shihet si pasardhësi i Samir Handanovic.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë një shumë rreth katër milionë euro te Ajaxi për ta marrë portierin në janar.

Besohet se kampionët e Holandës do ta pranojnë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin portierin në verë me parametra zero.