Interi ka barazuar në udhëtim te Sampdoria me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghit nuk ka arritur të mbajë epërsinë në dy raste dhe u desh të kënaqej me një pikë nga udhëtimi i tyre të Sampdoria.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Interin për një nuancë më të i mirë duke shënuar dy gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të dhe ishte Federico Dimarco, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për epërsinë 0-1.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 34-të duke barazuar 1-1 me anë të Maya Yoshida, por Interi shkoi në pushim me epërsi 2-1 falë golit të Lautaro Martinez (44’) pas asistimit të Nicolo Barellas.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat luajtën hapur dhe krijuan raste, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin dhe të marrin një pikë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të me anë të Tommaso Augello, i cili shënoi për 2-2 dhe përkundër shumë rasteve nga të dyja skuadrat ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 7 pikë, ndërsa Sampdoria zë vendin e 13-të me dy pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në shtëpi ndaj Bolognas, ndërsa Sampdoria udhëton te Empoli.