Interi ka mposhtur Bayernin dhe Manchester Cityn në “garë” për të firmosur me mbrojtësin e Real Madridit, Achraf Hakimi.

Hakimi është në rrugë për te Interi, kurse transferimi i tij i kushton ekipit italian 45 milionë euro. Transferimi pritet të finalizohet të shtunën (sot).

Marokeni 21-vjeçar ka kaluar dy edicionet e fundit si huazim te Borussia Dortmundi. Ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 72 ndeshje.