Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, është duke u kërkuar me ngul nga Interi.

Kroati që gjashtë vjetët e fundit i kaloi te Reali, duke realizuar 245 paraqitje, mund të bindet nga Interi për një sfidë të re.

Sky Sports në Itali raporton se Interi ka bërë kontaktet e para, por Reali është kundër largimit të tij pasi tashmë ka humbur shërbimet e Cristiano Ronaldos që kaloi te Juventusi për 105 milionë euro.