Interi është i gatshëm ta ofrojë mbrojtësin sllovak Milan Skriniar te Manchester Unitedi në shkëmbim për Anthony Martialin, shkruan “Calciomercato”.

Vlera e Martialit në treg momentalisht sillet rreth 65 milionë euro, por Interi shpreson ta ulë këtë shifër duke ofruar Skriniarin në shkëmbim.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, vlerëson se sulmuesi francez Martial do të përshtatej shumë mirë në sistemin e tij. Martial ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2024.