Interesim i madh i mediave botërore për protestën në Shkup

Interesim i madh i mediave botërore për protestën në Shkup

Për shkak të protestave gjithë popullore në Maqedoni në Shkup kanë arritur edhe gazetarët e mediave botërore për të raportuar për protestat e sotme në ora 14.00 në qytetin e Shkupit.

Thuhet se rrjetet botërore CNN, BBC, Associated Press, dhe shumë televizione tjera nga Evropa dhe dhe shtetet ballkanike me shumë vëmendje do ta ndjekin protestën e sotme të opozitës e cila për herë të parë në histori organizon një protestë gjithë-popullore kundër kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski.

Analistët janë të mendimit se dita e sotme do të jetë një “revolucion” gjithë-popullor për t’i bërë me dije kryeministrit,, Gruevski se nuk ka mbështetjen e popullit pas skandalit të përgjimeve ku është i involvuar në korrupsion, krim, vrasjen e gazetarit Mlladenov, të riut Neshkovski dhe është i përfshirë në rastin Monstra.

Ndërkoh, pakënaqësia më e madhe e qytetarëve kundër Gruevskit është rritur edhe më shumë se në aksionin policor në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të njësiteve speciale policore.

Mu për këtë Gruevski duhet të mbaj përgjegjësi politike dhe komanduese, pasi analistët janë të mendimit se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov ka organizuar aksionin policor ku kishte humbje katastrofale të policisë së shtetit.