Andres Iniesta e ka kaluar një kohë të gjatë duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë, por asnjëherë nuk është mërzitur nga talenti suprem i magjistarit argjentinas.

Mesfushori spanjoll, i cili tani luan me klubin japonez Vissel Kobe, ka folur për Messin duke shpjeguar sesi ishte të luante në një ekip me dike që t’i lehtëson gjërat, transmeton Gazeta Express.

“Tash e shumë vite ai i bën gjërat e vështira të duken të lehta, gjë që shumë pak njerëz mund ta bëjnë”, tha Iniesta për ish-bashkëlojtarin e tij.

“Është e vështirë, ama ai gjithmonë ofron diçka të re”, shtoi ai.

“Praktikisht, unë gjithë karrierën time kam luajtur me të dhe të stërvitja dhe luaja me të do të thotë se e shijoja atë duke bërë vazhdimisht gjëra të reja”, theksoi ai.

Messi nuk është futbollist normal dhe Iniesta është i vetëdijshëm për këtë edhe tash kur ndodhet larg.

“Është ndryshe të flasësh për të. Bëhet fjalë për gjërat që nuk mund t’i shohësh. Mund ta shohësh sesa i veçantë është ai vetëm nga mënyra sesi e prek topin”, shtoi Iniesta.