Ish shoku i skuadrës së Messi, beson që argjentinasi ka kualitete që nuk mund të vihen në diskutim nga askush, pavarësisht asaj që mendon legjenda braziliane
Andres Iniesta nuk ka ngurruar që të flet për deklaratat e Peles që Lionel Messi ka vetëm një “aftësi”, kurse ka thënë se superylli i Barcelonës është “lojtari më i mirë në histori”.

Ikona braziliane shkaktoi debate javën e kaluar me deklaratat e tij që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është më i miri i të gjitha kohërave.

Pele tha se Messi është i varur shumë nga këmba e tij e majtë, derisa ai ishte një lojtarë më i kompletuar pasi që ishte më i mirë me të dyja këmbët dhe po ashtu në ajër.

“Nuk dua që të përgjigjem në atë çfarë ka thënë Pele”, ka thënë legjenda e Barcelonës në një ngjarje promocionale për gazetarët.

“Por, ai Messi është lojtari më i mirë në histori, ai ka thyer të gjitha rekordet: duke shënuar me kokë, me driblime, duke shënuar me këmbë të majtë, më këmbë të djathtë-nuk e kam parë askënd që e bën këtë dhe çfarë ai bën çdo vite ka thyer çdo përkushtim”.

“I pesti në listë për Topin e Artë nuk është një fyerje, por për mua ai është më i miri. Do të ishte keq të themi se është jo fer që atë e ka fituar Modric, sepse edhe ai pati një sezon të mirë”.

Derisa ka folur për cilësitë e Messi, Iniesta ka bërë thirrje që Ousmane Dembeles duhet ti jepet kohë pasi që ai padyshim është një talent i madh.

Fituesi i Botërorit ka vuajtur në sezonin e parë për të treguar vlerat e tij pasi kaloi për 105 milionë euro në verën e 2017, ku tani disa kritikë thonë se ai mund të largohet nëse vjen një ofertë e mirë për të.

Iniesta beson që francezi do të jetë i mirë nëse i ofrohet mbështetje, derisa është shumë herët për të vlerësuar ato që shkruhen për 21 vjeçarin.

“Është e vështirë për të folur për situatën sepse nuk jam aty”, ka shtuar ai.

“Gjithkund ka rregulla dhe përgjegjësi, nëse nuk respektohen, klubi dhe skuadra do ta shikojnë situatën”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën. Ne duhet ti zgjedhim gabimet dhe jo për ti vrarë ata; ti vramë për shkak se nuk ka terapi për ta”.

“Nuk mendoj se zgjedhja është e pashpresë; këshilla ime është që kjo do të vijë me kohë”.

Dembele është në mesin e lojtarëve më të mirë për momentin, derisa shënoi një gol të bukur pas asistimit të Messi në fitoren 4-0 kundër Espanyolit duke kaluar me tri pikë në krye të La Ligës.