Me moton “T’i ngrohim zemrat e skamnorëve dhe jetimëve në këto ditë të ftohta”, Iniciativa Vullnetare RB e mbështetur nga Bashkësia Islame në Podujevë, kanë mbledhur rreth 775 euro e 70 cent në një aksion humanitarë për familjet në nevojë, njofton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur përmes një kumtese  nga “RB” ku thuhet se të hollat e mbledhura nga ky aksion do të shpërndahen tek 25 familje llapjane në nevojë.

“Në ditën përfundimtare të aksionit është grumbulluar shuma prej 176.80€. Shuma totale e aksionit është 775.70€, të cilat janë dorëzuar tek market “Kimi” i cili do ti përgatis pakot me çmime shumë të volitshme. Pakot do të përgatiten për 25 familje nga 29€ për pako me gjëra elementare , që totali i tyre kap shumën prej 725€” thuhet në kumtesën e “RB”-së.

Ndërsa, 50 eurot e mbetura nga përgatitja e këtyre pakove, sipas tyre do të  përdoren për 60 dhurata për fëmijët e këtyre familjeve.

“50 eurot e mbetura do të përdoren për 60 dhurata të cilat do të shpërndahen për fëmijët e këtyre 25 familjeve” thuhet tutje në këtë kumtesë.

Përveç kësaj, kjo organizatë ka siguruar edhe miell nga disa donatorë për këto familje.

Shpërndarja e dhuratave do të bëhet në ditën e enjte. Aksioni ka filluar më 22 dhe ka përfunduar më 26 dhjetor,/Llapi.info

rb