Bedri Hamza nga PDK ka konfirmuar se ky subjekt politik ka deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ndryshimin e Ligjit për TVSH-në.

Hamza është shprehur se kjo do të krijonte hapësirë për të lehtësuar punën e bizneseve.

“Qëllimi është që përmes këtij ligji t’i ofrohen lehtësi sektorit privat. Kalimi i pagesës së TVSH-së në brendi jo në kufi që do të ndikonte në uljen e kostos për biznese. Kjo duhet të ndodhë dhe është dashur të ndodhë edhe më herë”, ka thënë Hamza, njofton KlanKosova.tv.

“Ka edhe lehtësi të tjera si rasti i mospagesës së TVHSH për lëndën e parë të prodhuar jashtë Kosovës, librat të lirohen nga pagesa e TVSH-së…”.