Furkhan nuk ka mbajtur dot emocionet, pasi ka humbur një ndeshje online në videolojën ‘PUBG’, të ndaluar në disa shtete indiane.

Furkhan Qureshi, 16 vjeç, vdiq nga sulmi në zemër pasi luajti 6 orë, shkruan Tgcom24, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit mjekësor, djali nuk mundi t’i rezistonte shokut për shkak të humbjes në një ndeshje online me shokun e tij: Furkhan filloi të luante menjëherë pas drekës dhe vazhdoi për më shumë se 6 orë rresht.

U përpoq aq shumë të fitonte në këtë lojë sa kur humbi në fund të saj, pësoi sulm në zemër.