Hoxhë Beqir Nuredini nga Podujeva tash e dy vjet është përballur me një akuzë të rëndë, atë për dhunim, njofton Llapi.info.

Mirëpo, tek tash ai është shpallur krejtësisht i pafajshëm me akuzat e rënduara. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se kjo akuzë ka qenë e padrejtë.

“Sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht më liroj nga akuza e rëndë, që tash e një kohë padrejtësisht rëndonte mbi mua. E gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë me shumë vështirësi për mua dhe familjen time. Kjo akuzë e padrejtë gjatë kësaj periudhe kohore, padrejtësisht ka vënë në dyshim integritetin dhe moralin tim, në sytë e atyre që dikur tek unë shihnin udhërrëfyesin dhe modelin e një njeriu me integritet. Mirëpo, ashtu siç kam pasur besimin e palëkundur në drejtësi dhe Zot, sot triumfoj e drejta. Në fund dua të shpreh falënderimin edhe për zyrën e avokatisë Behar Ejupi, që me profesionalizëm e ndershmëri mbrojtën kauzën e drejtë në këtë proces gjyqësor, që në fund edhe triumfoj”, ka thënë ai./Llapi.info

Të nderuar dhe shumë të respektuar miq e dashamirë,Sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, Gjykata Themelore në Prishtinë…

Gepostet von Beqir Nuredini am Freitag, 3. Juli 2020