Imami Imri Llugaliu ka thënë se dihet qëndrimi i Bashkësisë Islame ndaj luftërave të cilat po zhvillohen në Siri, ku pjesëmarrës po dalin të jenë edhe kosovarët.

”Dihet qëndrimi i Bashkësisë Islame, që atje nuk është duke u bërë një luftë që e kërkon islami por po bëhet vllavrasje të cilën e ndalon edhe Kur’ani”.

”Do të mundohemi të gjithë së bashku që t’i rehabilitojmë ata në vendin e tyre ku janë kthyer, Bashkësia Islame është në vijë me institucionet tona që ata fëmijë të rehabilitohen dhe të shkollohen”.

”Deklaratat edhe të zyrtarëve dhe të mediave nuk kanë qenë adekuate, neve si imam kemi kaluar nëpër disa trajnime të vendit por edhe në vende të tjera, e kemi parë qasjen e botës demokratike ndaj këtyre rasteve”.

Llugaliu në Zona B veçoi një nga trajnimet e vijuara në Britaninë e Madhe rreth çështjes së qasjes ndaj rasteve të të kthyerve nga zonat e luftës në Siri, njofton Klan Kosova.

”Në Londër, ata persona që ishin përgjegjës për rehabilitimin e këtyre rasteve thanë se Britania e ka një metodë, imamët e kishin një mbështetje prej shtetit apo shërbimeve sekrete”.