Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Mesfushori gjerman është bërë lojtari i tretë te Citiznes që infektohet me virusin global, pas Riyad Mahrezit dhe Aymeric Laportes.

Manchester City ka konfirmuar infektimin e Gundoganit me COVID-19, derisa ka bërë të ditur se lojtari është në vetëizolim.

“Manchester City mund të konfirmojë se Ilkay Gudogan është infektuar me COVID-19”.

“Ilkay do të qëndrojë në vetëizolim për një periudhë dhjetë ditore, sipas protokollit të vendosur nga Britania e Madhe dhe Liga Premier”, thuhet në komunikatë.

Laporte dhe Mahrez janë farë të rikthehet në stërvitje grupore te City, pasi e kanë kaluar coronavirusin