Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.

“Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!”

“Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia pa nevoja të domosdoshme!Gjithashtu ju lutemi që brenda familjes, të përkujdeseni duke respektuar të gjitha masat higjienike ndaj të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike”.

“Te moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet që nëse duhet domosdoshmërisht të lëvizin, të shfrytëzojnë orët e hershme të mëngjesit”.

IKSHPK njëherit bën thirrje për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës fizike si dhe aplikimin e masave të nevojshme higjienike.