Dhjetë persona nga Kosova kanë humbur jetën sot në një aksident tragjik të një autobusi në Kroaci, raporton Llapi.info.

Shumica e viktimave janë nga Komuna e Gjakovës. Dy prej tyre janë nënë e bijë. Kështu ka konfirmuar në një lidhje direkte kryetari i kësaj Komune, Ardian Gjini.

“Katër persona që kanë humbur jetën në këtë aksident janë nga Gjakova. Dy prej tyre janë nënë e bijë”, është shprehur ai në një lidhje direkte për RTV Dukagjini.

Viktimat ishin nënë e bijë dhe po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod. Nga po i njëjti kanë humbur jetën dhjetë kosovarë, derisa mbi 40 të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen nga autoritetet shëndetësore në Kroaci./Llapi.info