Ibrahim Kelmendi: Fatos Nano sabotoi luftën e UÇK, Berisha na përndoqi me...

Ibrahim Kelmendi: Fatos Nano sabotoi luftën e UÇK, Berisha na përndoqi me SHIK-un, ja 3 linjat e furnizimit me armë, roli i Majkos dhe Fatos Klosit

Marrin një tjetër rrjedhë polemikat dhe debatet mbi rolin e politikanëve shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në luftën e UÇK, për çlirimin e Kosovës nga ushtria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi, protagonist i luftës së UÇK dhe njeriu i ngarkuar për furnizimin me armë dhe çështje logjistike të UÇK, jep versionin e tij për një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe vendimtare në historinë e shqiptarëve. Gjatë një interviste për gazetën SOT, Ibrahim Kelmendi, ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano ka qenë sabotatori më i madh i luftës për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa duke u ndalur tek roli i Sali Berishës, Kelmendi thotë se në kulmin e luftës, Berisha nuk kishte as rol pozitiv dhe as negativ, pasi nuk ishte në pushtet. Por, Kelmendi deklaron se SHIK i Sali Berishës, që komandohej nga Beogradi dhe Shkupi, ka përndjekur luftëtarët e UÇK.
Madje, Kelmendi kujton se për të kaluar armët nga Shqipëria në Kosovë, SHIK dhe policia kanë marrë ryshfet. Kelmendi ka rrëfyer edhe tre linjat kryesore të furnizimit me armë të UÇK nga depot në Shqipëri.
Ai flet gjithashtu për rolin e Pandeli Majkos, Fatos Klosit dhe faktorëve të tjerë politikë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në luftën e UÇK. Kelmendi deklaron se rol kryesor në luftën e UÇK kanë patur amerikanët, ndërsa shton se Rugova, Mustafa dhe Bukoshi kanë qenë marioneta të Beogradi.