I sapoardhuri, Granit Begolli, largohet nga Llapi

I sapoardhuri, Granit Begolli, largohet nga Llapi

Ish-mesfushori i KF. “Prishtina” ditë më parë u bë pjesë e KF. “Llapi”. Por, qëndrimi i tij në këtë klub nuk ka zgjatur shumë, pasi Begolli për shkaqe personale është larguar nga klubi llapjan, raporton Llapi.info.

Lajmi për largimin e tij nga KF. “Llapi” është bërë i ditur nga vet Begolli përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përmes këtij postimi, dua që së pari ta falënderojë kryetarin e klubit Nexhat Dumnica, për pritjen që më është bërë dhe skuadrën e Llapit. Dua që t’i falënderojë edhe shokët e ekipit, trajnerin Tahir Batatina, për ditët që kalova me ta. Për shkaqe personale, vendosa të largohem nga Llapi”, ka shkruar Granit Begolli.

Ofertë Granit Begollit, i kishte bërë edhe trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi./Llapi.info