Dy vdekje të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës. Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë. 

E sot në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.

Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun, i cili kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij, pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët e edhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve, brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik varrimi për të dy ata, u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë këta njerëz që të vijnë për tu dhënë lamtumirën e fundit atyre që vdekjen e gjetën papritur.

E të afërmit e tyre, shpjeguan ngjarjen.

Sejdiu kishte vdekur pas një sëmundje me të cilën u ballafaqua, ndërsa që Xhemajli nuk vuante nga asnjë sëmundje, njofton indeksonline,transmeton Llapi.info.

Sponsored by Revcontent

You May Like

Një burrë rregulloi rrallimin e flokëve në një javë