Një burrë nga fshati Duhël të Suharekës pesë minuta pasi që kishte filluar ora policore ishte ndaluar nga dy policë.

Ai në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht ata, e të cilët më pas edhe është dashur të marrin trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 6 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson policia.