Gjatë kontrollimit të veturave në fshatin Letanc të Podujevës, dje rreth orës 16:00 Policia e Kosovës në veturën e një mashkulli shqiptar ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, shkruan Llapi.info.

PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info