Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, si i dyshuar për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Sipas Policisë, i mituri u kishte kërkuar para familjarëve, por pasi ata nuk patën mundësi që t’i japin të holla, i njëjti i ka dëmtuar me thikë orenditë e shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.