Një shofer i nervozuar i kamionit i cili e godet nga pas një çiklist dhe më pas e rrëzon në tokë vetëm pse po refuzonte të ndërronte korsinë, ka nxitur reagime të ashpra në Zelandën e Re.

Pamjet shokuese shfaqin kamionin duke lëvizur shumë afër çiklistit të cilit fillimisht ia bën me dije me bori që të largohet, në një rrugë që qon në Christchurch, transmeton Telegrafi.

Çiklisti vazhdon rrugëtimin e tij duke lëvizur në korsinë me 30 kilometra në orë, por shoferi i kamionit vazhdimisht i bie borisë duke insistuar që t’ia lirojë rrugën.

Në një moment shoferi i kamionit humb durimin dhe e godet nga pas çiklistin, i cili nga goditja e fuqishme rrëzohet në tokë.

Për ta dokumentuar ngjarjen çiklisti kishte filmuar gjithçka me kamerën e vendosur në helmetë.